Arrestohet i mituri, dyshohet se kreu vjedhje në një lokal në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohet i mituri, dyshohet se kreu vjedhje në një lokal në Prishtinë

Më: 6 janar 2022 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Arrestohet një i mitur në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer vjedhje në një lokal.

Sipas raportit 24 orësht të policisë, i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 03.01.2022 – 08:30-05:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur  për shkak të dyshimit se me datën 03.01.2022 kishte kryer vjedhje brenda në lokalin e viktimës mashkull kosovar.

I dyshuari pas intervistimit  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat