Arrestohet gjakovari, kreu vjedhje në dyqanin e një gruaje

Kronikë e zezë

Arrestohet gjakovari, kreu vjedhje në dyqanin e një gruaje

Më: 6 janar 2022 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Është arrestuar një person në Gjakovë, pasi i njëjti kreu vjedhje në dyqanin e një gruaje.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se kishte kryer vjedhje në dyqanin pronë e viktimës femër kosovare”, thuhet në raport.

Tutje, aty bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat