Një grabitje ka ndodhur në një institucion mikrofinanciar në lagjen Lakrishtë në Prishtinë.
Grabitja dyshohet se është kryer nga një person.
Kështu bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 17:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni mikrofinanciar në lagjen Lakrishtë në Prishtinë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person. Aktualisht po vazhdon hetimi bashke me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”.