Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen tre persona

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohen tre persona

Më: 6 janar 2022 Në ora: 19:35
Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:40 në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë, me ç’rast janë lënduar tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat