Një grabitje ka ndodhur pasditen e sotme në filialin e institucionit mikrofinanciar Wester Union, në lagjen Lakrishte në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se grabitja ka ndodhur rreth orës 17:00.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku nga informacionet e para dyshohet se grabitja ka ndodhur nga një person.
“Aktualisht po vazhdon hetimi bashkë me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit”, ka thënë ajo.