Një aksident në trafik ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Podujevë, në fshatin Gllamnik ku si pasojë janë lënduar gjashtë persona.
Kështu ka njoftuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti.
Sipas saj, aksidenti ka ndodhur në orën 18:30 dhe kanë qenë të përfshira dy automjete.
“6 të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.