Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një mjet në lëvizje rreth orës 02:50 të mëngjesit të sotëm, 7 janar.
Makina në pronësi të shtetasit M.H, 42 vjeç ka qenë në lëvizje në momentin e shpërthimit.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri S.D, 26 vjeç, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.