Policia e Kosovës raporton se ka arrestuar dy persona pasi të njëjtit kanë rrëmbyer një person në Komunën e Vitisë.
Ata e kishin mashtruar viktimën se do t’i sjellnin një dhuratë në shtëpi, por më pas e kanë rrëmbyer duke e dërguar në Prishtinë. Nga atje kanë kërkuar në këmbim të lirimit të tij, para në vlerën 1000 euro.
Raporti i plotë:
RRËMBIM
Viti 05.01.2022 – 22:35. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që, të njëjtit dyshohet se ka kryer veprën e cekur duke mashtruar viktimën mashkull kosovar përmes rrjeteve sociale, se do i sjellin një dhuratë në shtëpi. Të dyshuarit pasi kanë shkuar në shtëpinë e viktimës, të njëjtin e ka rrëmbyer duke e futur në veturë dhe e kanë dërguar në Prishtinë, ndërsa në këmbim të lirimit të tij, nga shokët e viktimës kanë kërkuar para të gatshme në vlerë 1000 €. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.