Mikel Harizaj, 42 vjeç dhe Serini Dumi, 26 vjeç mbetën të plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi një sasi lënde plasëse shpërtheu në makinën me të cilën po lëviznin.
Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e tyre vazhdon të jetë kritike. Të dy janë të intubuar dhe në kujdes intensiv nga mjekët.
Media mëson se Mikel Haziraj është pronar i një lokali dhe një marketi në Tiranë.
Policia po verifikon aktivitetin e tyre dhe shënjestër e sulmit dyshohet se ka qenë 42-vjeçari Mikel Harizaj.
Harizaj rezulton me precedentë të mëparshëm penalë pasi në vitin 2021 ka plagosur me granatë 3 persona.