Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në komunën e Fushë Kosovës.
Një veturë ka goditur një të moshuar gjersa ishte në lëvizje.
Në vendin e ngjarjes ka arritur Policia e Kosovës dhe autoambulanca.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 21:30, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet në levizje dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndëkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ajo.