Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Lipjan 34-vjeçarin me inicialet R.B., pasi i njëjti dyshohet për disa vjedhje të rënda.
Policia ka njoftuar se 34-vjeçari po kërkohej për disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.
I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“R.B . mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, njofton Policia.