Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh ka njoftuar se janë arrestuar tre meshkuj kosovarë, pasi njëri prej tyre kishte sulmuar vëllain e tij e më pas ka ndërhyrë edhe babai i tyre pasi i dyshuari kishte tentuar ta lëndojë veten me një thikë të kuzhinës.
“Gjakovë, 07.01.2022-18:00. Janë arrestuar tre te dyshuar meshkuj kosovar pasi që njëri prej të dyshuarve kishte sulmuar vëllain e tij dhe më pas kishte ndërhyrë edhe prindi i tyre pasi që i dyshuari kishte tentuar që ta lëndojë veten me një thikë të kuzhinës”, thuhet në raportin e Policisë.
Të dyshuarit i është dhënë ndihmë mjekësore pasi që i njëjti ishte përdorues i substancave narkotike.
Me vendim të prokurorit njëri prej te dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregull.
“Te dyshuarit i është dhënë ndihmë mjekësore pasi që i njëjti ishte përdorues i substancave narkotike. Me vendim të prokurorit njëri prej te dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregull”, thuhet në raport.