Një person është arratisur dje rreth orës 15:00 nga Stacioni i Policisë në Komunën e Deçanit.
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari është arratisur derisa ishte në pritje të vendimit të gjykatës.
Ai raportohet të jetë larguar në drejtim të panjohur.
“Pas përfundimit të seancës gjyqësore, i dyshuari mashkull kosovar deri sa kishte qenë në stacion të policisë duke pritur vendim e gjykatës, kishte arritur që të arratiset nga stacioni policor dhe është larguar në drejtim të panjohur”, ka njoftuar Policia.
Ndërkohë që njësitet relevante janë në kërkim të dyshuarit.