Janë arrestuar dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull kosovarë, pasi që në stacionin policor në Fushë-Kosovë kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.
Siç bënë të ditur Policia në raportin 24 orësh viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet si “Sulm ndaj personit zyrtar”.