Një grua nga Podujeva ka raportuar në Polici se është rrahur nga bashkëshorti i saj.
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar.
Mirëpo sipas Policisë i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia.