U rrahën mes vete, arrestohen dy burra në Skenderaj

Kronikë e zezë

U rrahën mes vete, arrestohen dy burra në Skenderaj

Më: 9 janar 2022 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Janë arrestuar dy persona në Skenderaj, pasi të njëjtit janë rrahur mes vete.

Në raportin e policisë thuhet se rrahja ka ardhur pas një zënke verbale.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar,  pasi që të njëjtit pas një zënke verbale janë rrahur në mes veti. Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të rënda trupore frakturë –thyerje të gishtave i cili ka pranuar tretman mjekësorë  ndërsa i dyshuari tjetër ka pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raport.

Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat