Është arrestuar një burrë në Pejë pasiqë i njëjti dyshohet se me gruan e tij pas një mosmarrëveshje e kishin sulmuar fizikisht një burrë tjetër.
“E dyshuara me një mjet ia kishte thyer xhamat e lokalit dhe parafangon e automjetit të viktimës duke i shkaktuar dëme materiale.” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Tutje, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Nuk jepen detaje tjera.