​Kërkohet një person i dyshuar për disa raste të vjedhjeve

Kronikë e zezë

​Kërkohet një person i dyshuar për disa raste të vjedhjeve

Më: 10 janar 2022 Në ora: 18:19
Fatos Hoxha

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e 33-vjeçarit Fatos Hoxha, shtetas kosovar.

I dyshuar për një sërë vjedhjesh dhe për të cilin janë aktive rreth 30 urdhër-arreste të lëshuara nga organet kompetente.

Siç thuhet në një njoftim për media, personi i dyshuar aktualisht ndodhet në arrati dhe është shpallur në kërkim nga ana e policisë.

“Inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e të dyshuarit, apo çfarëdo lloj informacioni tjetër që do t'i kontribuonte arrestimit të tij, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192 apo në çfarëdo forme tjetër”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat