Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme te "Pallati i Brigadave", në Tiranë.
Një mjet me drejtues shtetasin K. B., ka aksidentuar biçiklistin shtetasin S. D., 28 vjeç, i cili është në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 10.01.2022, rreth orës 20:00, te "Pallati i Brigadave", mjeti me drejtues shtetasin K. B., ka aksidentuar biçiklistin shtetasin S. D., 28 vjeç. Si pasojë e aksidentit shtetasi S. D., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.” – bën me dije policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.