Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual në Rahovec.
Siç njofton Policia i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rahovec 10.01.2022 ─ 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare gjersa ajo ishte duke ecur në rrugë. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti është raportuar dje nga ku njoftohej se një femër ka raportuar në polici për ngacmim seksual.