Tre nxënës të mitur Suharekë bëhen për spital duke u rrahur mes vete

Kronikë e zezë

Tre nxënës të mitur Suharekë bëhen për spital duke u rrahur mes vete

Më: 11 janar 2022 Në ora: 09:59
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre të mitur janë rrahur mes vete me grushte.

Rasti ka ndodhur në Shkollën Fillore “Destan Bajraktari në Suharekë.

“Tre te dyshuar meshkuj, të mitur, pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete me grushte”, njoftoj policia.

Sipas policisë të dyshuarit kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

“Te dyshuarit fillimisht kanë marrë tretman mjekësor dhe më pas janë intervistuar”, njoftoj policia.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, te dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat