​Arrestohet një person për marrje ryshfeti nga bizneset aplikuese për subvencione

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person për marrje ryshfeti nga bizneset aplikuese për subvencione

Më: 11 janar 2022 Në ora: 18:25
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në flagrancë një person në Prishtinë për ryshfet për subvencione.

Personi, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, dyshohet se me pozitën që kishte në kuadër të një ministrie, emri i së cilës po ashtu nuk është bërë i ditur, ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga ministria përkatëse.

 

 

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

Dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti ndalohet për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat