Arrestohet zyrtari nga Ministria e Kulturës, mori ryshfet mbi 5 mijë euro

Kronikë e zezë

Arrestohet zyrtari nga Ministria e Kulturës, mori ryshfet mbi 5 mijë euro

Nga: H.O. Më: 12 janar 2022 Në ora: 08:40
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një asisten ekzekutiv në Ministrinë e Kulturës, pasi që ka marr 5.850 €,  ryshfet nga  dy biznese aplikues dhe përfitues të subvencioneve.

I dyshuari po qëndron në mbajtje.

Raporti i plotë:

KEQPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE

Prishtinë. 11.01.2022-13:30. DHKE sektori për hetimin e korrupsionit ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin mashkull  kosovar asistent ekzekutiv në Ministrinë e Kulturës pasi që i njëjti ka marr 5.850 €,  ryshfet nga  dy biznese aplikues dhe përfitues të subvencioneve. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat