Arrestohet një person për mashtrim në Ferizaj

Kronikë e zezë

Arrestohet një person për mashtrim në Ferizaj

Më: 12 janar 2022 Në ora: 09:07
Ilustrim

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale ePolicisë në Ferizaj, dje rreth orës 11:30mka pranuar një informacion,  se në rr. ‘‘Brahim Ademi’ në Ferizaj është një rast i mashtrimit.

Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe pas një pune intensive ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet Z.A , mashkull , shtetas i Maqedonisë së Veriut, i moshës 33 vjeçar.

Ai kishte mashtruar personin tjetër me inicialet A.R ( M/K) i moshës 30 vjeçar, ku në këmbim të rregullimit të dokumenteve të udhëtimit i kishte marr një shumë të caktuar të hollave ( 3600 euro).

Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga Njësia e Hetimeve, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat