Rahovec: Dje u rrah nga djemtë, kurse sot kanosi renë dhe gruan e tij

Kronikë e zezë

Rahovec: Dje u rrah nga djemtë, kurse sot kanosi renë dhe gruan e tij

Më: 12 janar 2022 Në ora: 18:36
Ilustrim

Një person është arrestuar gjatë së mërkurës pasi kishte kanosur gruan dhe renë tij.

Këtë për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Ai njoftoi se i dyshuari i kishte kanosur viktimat duke ju thënë se do ta blejë një armë zjarri dhe do t’i qëroj hesapet.

“Lidhur me rastin është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij i dyshuari ndalohet për 48 orë në qendrën e ndalimit”, tha Xhurkaj.

Sipas policisë deri te incidenti kishte ardhur për arsye se tani i dyshuari një ditë më parë, pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar nga djemtë e tij dhe kishte pësuar lëndime trupore.

Gazeta gjatë së mërkurës ka raportuar edhe për rastin e lartcekur, ku tre djemtë e të dyshuarit e kishin rrahur atë dhe më pas e kishin lidhur me litar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat