Policia jep detaje të reja për plagosjen e djeshme në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje të reja për plagosjen e djeshme në Fushë Kosovë

Më: 13 janar 2022 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka shoqëruar dje gjashtë persona që u përfshinë në një rrahje në Fushë Kosovë, me ç’rast mbeti i plagosur një person. 

Sipas policisë, i dyshuari për gjuajtje me armë zjarri ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe se nuk dihet për vendndodhjen e tij. 

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa personat e tjerë lirohen në procedurë të rregullt.   

“F. Kosovë, 12.01.2022-14:15.  Pas marrjes së informatës se ka gjuajtje me armë zjarri, njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar 6 persona meshkuj kosovarë  të cilët ishin përfshirë në rrahje,  ku një person është plagosur dhe  i cili ka pranuar tretman mjekësor . I dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka gjuajtur me armë ka ikur nga vendi i ngjarjes duke e lenë armen ne vendin e ngjarjes e cila është sekuestruar nga njësitet policore. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa personat e tjerë lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat