Është arrestuar një 26 vjeçar në Ferizaj për veprën penale “dhunë në familje”.
Sipas policisë, i dyshuari Sh.Q., 26 vjeçar ka ushtruar dhunë disa herë ndaj gruas së tij.
Ai ishte në arrati, ndërsa gruaja ishte dërguar në strehimore.
“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo i dyshuari me inicialet SH.Q (M/K) 26 vjeçar, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij pêr të disatën herë, kishte ikur nga aty në drejtim të panjohur, ndërsa viktima nga policia ishte dërguar në strehimore dhe për rastin ishin njoftuar , Prokurori i Shtetit , Mbrojtësi i Viktimave të Dhunës në Familje dhe Qendra për Punë Sociale", thuhet në njoftimin e policisë.