Dy persona janë arrestuar në Gjakovë pasi janë hasur duke zhvilluar veprimtari të kundërligjshme, duke organizuar lojëra të fatit.
Sipas policisë, nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar gjashtë aparate të llojit APEX.
Gjithashtu është bërë e ditur së të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e Policisë.
Ndaj tyre është inicuar vepra penale “Organizim i Skemave Piramidale Dhe Bixhozit Të Paligjshëm”.