Një person mbrëmjen e së premtes nën kërcënimin e thikës ka kryer një grabitje në një market në Gjilan.
Rastin në polici e ka raportuar viktima e cila ka njoftuar se nga arka janë grabitur rreth 100 euro.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa i dyshuari ka ikur në drejtim të pa njohur.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.