Një vetaksident ka ndodhur mbrëmë pas orës 24:00 në rrugën C në Prishtinë, ku një person me veturën e tij ka hyrë në një lokal.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet në rrugë.
Ndërkohë, policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
Në këtë aksident vozitësi ka pësuar lëndime të lehta.