Kishte vozitë veturën në 193 km/h në zonën ku kufizimi i lëvizjes me veturë ishte 80 km/h, për këtë veprim Policia e Kosovës kishte ndaluar një person.
Dhe kjo shkelje e rregullave të trafikut nga i njëjti i kishte kushtuar atij me 300 euro gjobë.
Përveç kësaj atij iu kishin shqiptuar edhe tri pikë negative dhe iu kishte ndaluar drejtimi i automjetit për tre muaj.
“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 193 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik). Policia e Kosovës vazhdon me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve ligjore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.” thuhet në njoftimin e policisë.