Një vajzë e mitur ka telefonuar babain e saj dhe e ka njoftuar se është martuar po ashtu me një të mitur.
Rasti ka ndodhur dje në komunën e Klinës, njofton policia.
“Viktima femër e moshës së mitur, =ka njoftuar babain e saj se është martuar dhe gjendet te i dyshuari mashkull , po ashtu i moshës së mitur.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt ,ndërsa viktima është dërguar në shtëpi të sigurt”, thuhet në raport.