Katër persona në mesin e të cilëve janë edhe dy zyrtarë policor janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur sot rreth orës 06:45 në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, më saktësisht në zonën e fshatit Shupkovc.
Në këtë aksident janë përfshirë autobusi dhe vetura zyrtare e policisë.
Këtë për mediumin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Si pasojë e aksidentit katër persona janë lënduar dy nga ta zyrtar policor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha ai.