Policia e Kosovës ka arrestuar një person dje në Skenderaj, pasi i njëjti dyshohet se më 28 dhjetor të vitit të kaluar ka dhunuar një të mitur.
Tutje policia bënë të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Me datën 17.01.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën penale Dhunim ndaj viktimës së mitur femër kosovare.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.