Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se ka arritur që të identifikojë dhe arrestojë personin e dytë që dyshohet se ka plagosur me armë zjarri burrë e grua në fshatin Bardhosh të Prishtinës.
Ai u arrestua gjatë ditës së djeshme.
Ai me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
I arrestuari dyshohet se pasditen e një dhjetorit (1.12.2021) rreth orës 15:20, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave, të cilët i ka plagosur.