Mbrëmë rreth orës 19:33, Policia në Viti është informuar se është grabitur një barnatore nga një person i maskuar.
Siç njofton policia, i dyshuari ka arritë që punëtores së kësaj barnatore përmes kërcënimit t’ia grabis 140€ Euro, i njëjti pasi i ka marrë paratë nga arka është larguar në drejtim të panjohur.
“Patrullat Policore së bashkua me njësitin e hetimeve përmes rrugëve operative në një kohë të shpejt kanë arrite të sigurojnë informata të qëndrueshme për identitetin e të dyshimtit. Është arrit që të arrestohet i dyshimti F.R (1986) i dyshuar për rastin Grabitje”, thuhet në njoftimin e policisë.
I njëjti në prezence të avokatit mbrojtës, është intervistuar nga njësia e hetimeve në stacionin policor në Viti.
Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit për krime të rënda i cili ka marr vendim për ndalim për 48h orë. Rasti është nën hetime.