Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme, 20 janar në Gjirokastër.
Burime për media bëjnë me dije se një mjet tip "xhip BMW X6" ka goditur në Bulevardin e lagjes "18 shtatori" duke e lënë të lënduar rëndë.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
E lënduara është dërguar në spitalin e qytetit për mjekim dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.