Një grua me probleme mendore ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, pjesërisht të pa lëvizshëm, në repartin e neurologjisë në spitalin e Gjakovës.
Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, si dhe mbrojtësi i viktimave është njoftuar për rastin e ndodhur, po ashtu prezent ka qenë dhe punëtori qendrës sociale, thuhet në raportin e Policisë për rajonin e Gjakovës.
E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe në konsultim me prokurorin kujdestar është hospitalizuar në repartin e psikiatrisë.
Policia thotë se për rast është njoftuar përmes një video incizimi.