Në fshatin Gojbul të Vushtrrisë është djegur një shtëpi, mirëpo nuk raportohet për të lënduar.
Këtë e kanë bërë të ditur zjarrfikësit në këtë komunë, të cilët kanë deklaruar se kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Tutje kanë treguar se brenda shtëpisë kishte qenë një familje, e cila është larguar menjëherë pasi ka dëgjuar një krismë.
Ata tani janë zhvendosur diku tjetër.
Kurse Policia nuk ka qenë e qasshme deri më tani.