Policia e Kosovës ka njoftuar për gjujate me armë në fshatin Dobresh të Vitisë.
Sipas raportit të policisë pas pranimit të një video-incizimi ku shihen disa persona duke shtënë me armë, policia ka arritur ta identifikojë lokacionin dhe pronarin e shtëpisë ku është shtënë me armë i cili më pas është arrestuar.
“Fsh. Dobresh, Viti 21.01.2022 – NN. Pas pranimit të një video-incizimi ku shihen disa persona duke shtënë me armë, policia ka arritur ta identifikojë lokacionin dhe pronarin e shtëpisë ku është shtënë me armë i cili është arrestuar”, thuhet në njoftim.
Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se gjatë një ahengu familjar kanë shtënë me armë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Gjatë intervistimit i dyshuari mashkull kosovar ka pranuar se gjatë një ahengu familjar kanë shtënë me armë. Nga i dyshuari janë konfiskuar dy pistoleta me gaz. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në njoftimin policor.