Një punëtor në spitalin rajonal në Gjakovë është arrestuar mbrëmë, pasi që përmes telefonit ka kanosur viktimën mashkull kosovar.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi:
Gjakovë 22.01.2022 – 19:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar punëtor në spitalin rajonal në Gjakovë, pasi që përmes telefonit ka kanosur viktimën mashkull kosovar.. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt