Ka ndodhur një aksident trafiku në Mitrovicë, ku është përfshirë vetëm një veturë.
Nga ky aksident ka mbetur i lënduar ngasësi i veturës.
“Ka ndodhë një aksident trafiku i përfshirë vetëm një automjet me ngasës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.
Sipas mjekëve gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.