Policia ka ndaluar një person i cili ishte nisur për Zvicër me pasaportë që dyshohet se s’ishte e tij.
Udhëtimin e kishte nisur me një autobus.
“Njësitë policore gjatë kontrollit të dokumenteve të udhëtimit të pasagjerëve të një autobusi i cili ishte duke udhëtuar nga Kosova në drejtim të Zvicrës, kanë konstatuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka prezantuar një pasaportë e cila dyshohet se nuk ishte e tij”, thuhet në raportin e policisë.
Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit pasaporta është konfiskuar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.