Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në “Don Bosko”, në Tiranë.
Mësohet se dy automjete janë përplasur dhe për pasojë një person ka mbetur i lënduar.
Nga përplasja një nga automjetet është dëmtuar rëndë, ndërsa i lënduari është dërguar me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore.
Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.