Në mesditën e sotme, Mehdi Tupella u gjet i vdekur nga Ali Hajra, i cili u kujdes vazhdimisht për të gati për pesë vjet.
Hajra tregoi se të ndjerit i ka ndihmuar vazhdimisht me ushqim dhe se hera e fundit kur e ka parë të gjallë ka qenë para tre ditëve.
Vdekjen e Tupellës e konfirmuan forcat e rendit, që kishin dal në vendin e ngjarjes.
Trupi i 72-vjeçarit është dërguar për obduksion.