Arrestohet i dyshuari për tentim-vrasje në Prishtinë

Kronikë e zezë

Arrestohet i dyshuari për tentim-vrasje në Prishtinë

Më: 27 janar 2022 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar të vras një tjetër person disa ditë më parë në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në rrugën “Ali Sokoli”, pasditen e 21 janarit.

“Rr. Ali Sokoli, Prishtinë 21.01.2022 – 16:10. Me 26.01.2022 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull  kosovar.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat