Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me inicialet B.D.
Ai dyshohet se më 16 maj të vitit 2015 në lagjen “Çokë” të Junikut ka vrarë Vllaznim e Blerim Pukajn, ndërsa kishte plagosur Nazmi Pukajn.
Sipas gjykatës, vrasja e dyfishtë ka ndodhur me dashje dhe për motive të ulëta.
Deri te vrasja, gjykata njofton se kishte ardhur pas një konflikti që kishin me herët këto dy familje.
“Me çka i pandehuri B.D kishte për të kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 147 pika 9 dhe 11 të KPK-së dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 328 par.2 të KPK-së”, thuhet në njoftimin për media.
I pandehuri, bëhet e ditur se që nga data e kryerjes së veprës penale ka qenë në arrati “me qëllim që t’i shmanget përgjegjësisë penale”.
“I njëjti është arrestuar dhe është ekstraduar vetëm pas bashkëpunimit juridik – ndërkombëtar në mes të autoriteteve kosovare me autoritetet belge”.
Andaj, gjykata vlerëson se po që se i pandehuri gjendet në liri, ekziston rreziku që i njëjti të arratiset përsëri e me këtë të pengoj rrjedhën normale të procedurës.
“Gjithashtu, duke e pas parasysh peshën e veprave penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së vrasjes gjykata ka vlerësuar se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri ekziston rreziku real që i njëjti të përfundoj veprën e nisur në dëm të viktimës N.P ose të kryejë vepër të re penale”.