Një person në Prizren ka raportuar dje në Polici, se djali i tij është zhdukur që dy muaj.
Sipas policisë, prindi i të zhdukurit nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij.
Ndërkohë, rasti në Polici është cilësuar si “Person i zhdukur”.
Kurse, rasti është ende duke u hetuar.