Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është zhdukur një person në Ferizaj.
Rastin në Polici e ka raportuar motra e tij e cila ka deklaruar se vëllai i saj është i sëmurë mental.
Ndërsa, rasti është duke u hetuar.
“Ferizaj 28.01.2022 – 08:00. Një femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj viktima mashkull kosovar i sëmurë mental, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.