Policia ka njoftuar se dje është raportuar se një vajzë nën moshën 16 vjeçare ka lindur një fëmijë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Rasti po hetohet si “Bashkëjetesë me personin nën moshën 16-vjeç”.
“Më 28.01.2022 është raportuar se në Spitalin Rajonal Prizren ka shkuar për lindje një femër nën moshë 16 vjeç.
Rasti në procedurë hetimore”, njofton Policia.